Flash

Kryesia e PD-së si “Foltorja”, Shehaj e pranon: Kjo nuk është hapje

Lapsi.al 30 May 2022
Kryesia e PD-së si “Foltorja”, Shehaj e pranon: Kjo nuk

Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së Agron Shehaj ka komentuar zhvillimet në selinë blu pas zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë ku ra në sy mbushja e këtij forumi me emra nga “Foltorja”. Shehaj e pranoi që kjo nuk është hapje e partisë për të cilën tha se duhet patjetër të ndodhë.

“Pjesa më e madhe që u zgjodhën në Kryesinë e PD, një pjesë e mirë janë pjesë e Foltores. Kjo nuk mund të quhet hapje, se themi dot, por unë jam besimplotë se hapja duhet të ndodhë.

Nëse duam të fitojmë duhet të ndodhë. Nëse duam që të zgjerojmë dhe të afrojmë brenda PD-së një pjesë më të gjerë të shoqërisë shqiptare normalisht që duhet ta bëjmë” – tha Shehaj në Syri TV.

Vetë Shehaj ishte një nga më të votuarit e Këshillit Kombëtar për të qenë pjesë e kryesisë së re të PD-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI