Flash

Ndërron jetë epidemiologu i njohur shqiptar

Lapsi.al 30 May 2022
Ndërron jetë epidemiologu i njohur shqiptar

Mjekësia shqiptare ka humbur ditën e sotme një nga profesionistët më të mirë në fushën e epidemiologjisë, Dr. Ibrahim Luloçi i njohur si Dr.Mimi.

Lajmin për ndarjen nga jeta të epidemiologut të njohur, e ka dhënë Instituti i Shëndetit Publik.

Doktor Luloçi ishte një epidemiolog me shumë eksperiencë, pasi punoi për shumë vite pranë repartit të mikrobeve aerogene, duke drejtuar disa fushata vaksinimi që nga Variola në vitin 1972 deri tek poliomieliti, fushatat masive të Fruthit dhe Rubeolës në vitet 2000 -2001.

 

Postimi i ISHP:

Instituti i Shëndetit Publik humbet një personalitet në fushën e imunizimit. Ndahet nga jeta Dr.Ibrahim Luloçi, i njohur ndryshe si Dr. Mimi. Si epidemiolog me shumë eksperiencë, ai punoi për shumë vite pranë repartit të mikrobeve aerogene duke drejtuar disa fushata vaksinimi që nga Variola në vitin 1972 deri tek poliomieliti, fushatat masive të Fruthit dhe Rubeolës në vitet 2000 -2001.

Dr. Luloçi ishte themeluesi i programit te zgjeruar të vaksinimit dhe së bashku me kolegët e tjerë krijuan depon e parë moderne frigoriferike në vend për ruajtjen e vaksinave. U prehsh në paqe Dr. Mimi! Respekt dhe mirënjohje nga i gjithë stafi i ISHP-së.

Të këshilluara

Itali, aksidentohet 3-vjeçarja shqiptare

Një 3-vjeçare me origjinë shqiptare është goditur nga një makinë pas mbarimit të shkollës. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Itali. Vogëlushja ishte me mam...

18:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI