Flash

Reagon grupi i Alibeaj: Nuk kundërshtuam Mirakaj-n, por propozimin e Berishës

Lapsi.al 30 May 2022
Reagon grupi i Alibeaj: Nuk kundërshtuam Mirakaj-n, por propozimin e

Grupi i deputetëve që ende ndjekin Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me mandatin e dytë të Simon Mirakaj si anëtar i Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Në një sqarim për mediet grupi tha se ata nuk kanë kundërshtuar kandidatin, por thjesht i dolën kundër faktit që emri i tij ishte i propozuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

"Asnjë nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve nuk ka kundërshtuar kandidatin Simon Miraka, por kanë kundërshruar faktin që ai ishte propozim i Sali Berishës dhe ishte i vetmi që çuditërisht u përzgjodh me votat e Edi Ramës. Në këtë rast është vënë në dukje standarti i dyfishtë i Partisë Socialiste. Revolta jonë ishte shprehje e faktit se me vota të deputetëve të PS u refuzuan pa asnjë shkak përfaqësues të denjë të të përndjekurve politik Marçel Hila, Skënder Vrioni, Gjergj Marku dhe Besim Ndregjoni, të cilët ishin propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politik dhe që u votuan nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve", thuhet në deklaratë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI