Flash

Video/ Shkopinj, grushta e plasëse kundër lojtarëve: rrëzimi i Saint-Etienne kthehet në luftë të çmendur

Lapsi.al 30 May 2022
Video/ Shkopinj, grushta e plasëse kundër lojtarëve: rrëzimi
Klubi francez Saint-Etienne ka rënë në Ligue 2 pas tetëmbëdhjetë vitesh dhe tifozët e tyre nuk e kanë pritur aspak mirë. Pushtim i fushës dhe bomba tymuese që synonin lojtarët dhe drejtuesit nga ana e tifozëve. Zemërimi i tyre u përshkallëzua në një pushtim të çmendur të fushës pas humbjes me penallti në play-off kundër Auxerre. Rezultati 1-1 në ndeshjen e parë u përsërit edhe në ndeshjen e kthimit dhe kështu të dy skuadrat duhej ta luanin qëndrimin e tyre në Ligue 1 me llotarinë e penalltive. Gabimi i Ryad Boudebouz rezultoi fatal për rënien e bardhejeshilëve në Ligue 2 e pas kësaj gjithçka ndodhi në fushën e Geoffroy Guichard. Tifozët e Saint-Etienne pushtuan fushën duke hedhur bomba tymuese drejt tunelit ku u strehuan lojtarët të frikësuar. Tifozët pushtuan fushën duke i hedhur plasëse e fishekzjarre lojtarëve, duke i goditur me grushte dhe shtizat e flamujve. Për këtë arsye lojtarët u detyruan të strehohen në dhomat e zhveshjes për të shmangur më të keqen. Fishekzjarret u drejtuan edhe në tribuna për të goditur drejtuesit e klubit e duke i vënë flakën sediljeve. Në kaosin e përgjithshëm policia duhej të ndërhynte me gaz lotsjellës. Në fakt, Saint-Etienne është një nga klubet më të suksesshme franceze dhe për këtë arsye tifozët e tij nuk e kanë kapërcyer rënien nga kategoria. Së bashku me Paris Saint-Germain, është skuadra e parë në Francë për kampionatet kombëtare të fituara, pasi ka fituar dhjetë nga viti 1957 deri në 1981, dhe e treta për titujt e përgjithshëm në Francë pas vetë parisienëve dhe Olympique Marseille, duke u krenuar gjithashtu me gjashtë Kupa të Francës, një Kupë Lige dhe pesë Superkupa franceze.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI