Flash

VIDEO/ Ushtari ukrainas lufton i vetëm pasi iu vranë të gjithë shokët

Lapsi.al 30 May 2022
VIDEO/ Ushtari ukrainas lufton i vetëm pasi iu vranë të

Zjarr masiv i artilerisë, fusha të mbushura me kratere dhe llogore kundër zjarrit të topave. Konflikti në Ukrainë në këtë fazë është i ngjashëm me atë që ndodhi në Evropë gjatë Luftës së Parë Botërore. Videoja më poshtë e vërteton këtë. Ajo është fiksuar në zonën Novotoshkivske në Luhansk.

Aty janë një grup milicësh pro-rusë që hyjnë në llgore ku janë neutralizuar shumica e ushtarëve kundërshtarë. Ka mbetur vetëm një.

Pas një shkëmbimi të shtënash, sulmuesit përdorin granata. Në krahun tjetër edhe ukrainasi hedh një bombë duke u përpjekur të përballet me kërcënimin. Armiqtë provojnë përsëri dhe arrijnë të godasin vendin ku ai fshihet duke bërë që ai të goditet nga shpërthimi.

Janë momente të shkurtra të filmuara nga një dron që vëzhgon betejat që po zhvillohen në rajonin lindor të vendit. Ushtarët e Kievit kanë krijuar shumë instalime me bunkerë, tunele, vendkalime të "mbuluara".

Disa janë bërë me dru, beton, dhe ose thasë rëre. Rusët po krijojnë linjat e tyre edhe në pjesën jugore, në ato zona tani nën kontrollin e tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI