Flash

Aksident në Vlorë, polici me motor përplas këmbësoren. I plagosur edhe një efektiv tjetër

Lapsi.al 31 May 2022
Aksident në Vlorë, polici me motor përplas këmbësoren.

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku të plagosur kanë mbetur një këmbësore dhe një efektiv policie. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit, ku një punonjës policie teksa po patrullonte me motor bashkë me kolegun e tij ka përplasur një 38-vjeçare.

Për pasojë të plagosur kanë mbetur këmbësorja dhe polici tjetër, i cili ishte pasagjer në motor.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 31.05.2022, rreth orës 17:05, në Bulevardin kryesor, shtetasi E. Sh., punonjës policie, duke patrulluar në sektorin e shërbimit me motomjet, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen J. M., 38 vjeçe, banuese në Vlorë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja J. M., si dhe pasagjeri në motomjet shtetasi K.M.,(punonjës policie), të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI