Flash

Modeli i PPE kundër ndërkombëtarëve të Tiranës

Lapsi.al 31 May 2022
Modeli i PPE kundër ndërkombëtarëve të Tiranës

Mbledhja e Partive Popullore në Roterdam po përcillet me drithërimat e tifozëve të një ndeshjeje futbolli në Tiranë. Pala e humbësve në Partinë Demokratike, të cilës i bën jehonë edhe një pjesë e mediave pro qeveritare, po propagandon se tani që Berisha u ringrit në krye, familja më e madhe politike e së djathtës së kontinentit ka shpallur embargon. Ata e vënë theksin tek fakti se demokratët shqiptarë nuk u ftuan zyrtarisht dhe u privuan nga e drejta e votës në këtë kongres. Pikërisht të njëjtat fakte, merr për bazë edhe pala e “Foltores”, për të argumentuar krejt të kundërtën, pra se kjo është një e drejtë që i është hequr ish PD-së së Bashës, e cila e kishte atë deri pak kohë më parë dhe duhet të vazhdonte ta ushtronte “de juro”, derisa drejtësia shqiptare të japë një vendim të formës së prerë, se kujt realisht i takon partia më e madhe e opozitës.

Pra, në mënyrë të banalizuar palët po mbrojnë dy versione kontradiktore, njëra se PPE nuk e njeh Berishën dhe tjetra se tani pas fitores së këtij të fundit, ata i kanë prerë lidhjet me udhëheqësinë bashiste.

Në fakt, e vërteta nuk qëndron në asnjërin nga këto ekstreme, por diku në mes.

Në kongresin e saj të fundit, PPE, ka dashur të mbajë një qëndrim farmaceutikisht neutral ndaj grupeve riavle në PD. Ndonëse në Roterdam gjenden, Këlliçi, Tabaku apo Vokshi ata nuk janë ftuar aty si përfaqësues të PD-së zyrtare, por në funksion të detyrave të tjera që mbajnë. Ata, si njëri krah edhe tjetri, janë zhveshur nga e drejta për të votuar si përfaqësues së selisë qëndrore në Tiranë.

Dhe ky vendim është marrë për një arsye të thjeshtë, për të rspektuar atë që David McAlister e shpalli publikisht gjatë vizitës këtu: skrupulozitetin për të qëndruar të barazlarguar dhe mos u bërë palë në një konflikt të brendshëm. Duke qenë të ndërgjegjshëm për peshën manipulative që marrin gjestet e ndërkombëtarëve këtu, duke e ditur se palët janë në një konfikt, që pret të gjykohet në apel (pa e perceptuar se nën ç’trysni të paimagjinueshem janë gjykatat shqiptare) dhe ndofta duke besuar se shqiptarët nuk janë barëngrënës, që presin nga të huajt zgjidhjen e sherreve politike mes tyre, në PPE kanë menduar një pezullim të përkohshëm, deri sa të mbyllet saga një vjeçare e monopolit mbi PD-në.

Prandaj, përpara se të diskutohet në prizmin e sherrnajës banale, nëse partitë popullore europiane i dhanë të drejtë Berishës apo u rreshtuan kundër tij, modeli i asaj që po ndodh në Roterdam duhet marrë si një shembull për ndërkombëtarët e Tiranës. Pra, se standarti i miqve, aleatëve apo diplomatëve të huaj nuk duhet të jetë ai i ndërhyrjes brutale dhe imponimit, por ai i respektit dhe racionalitetit. Standarti i PPE është larg formulave “do hani bar po zgjodhët Berishën”, “mos votoin për kandidatët e non gratës”, as ai i presonit mbi gjykatat apo i tifozllëkut mes palëve në garë.

Ata duan ta shohin pa u përfshirë, deri në fund, mënyrën se si do të zgjidhet kriza e PD-së, për të njohur dhe pranuar pastaj palën fituese. Kjo është e vërteta e plotë e asaj që po ndodh në Roterdam, një e vërtetë që duhet pompuar dhe bërtitur me zë të lartë, pasi ajo na mëson, se shpesh në këtë republikë bananesh, hasim dy stereotipe ndërkombëtarësh: ata që nëpërkëmbin çdo praktikë demokratike duke dashur të na imponohen dhe ata që na respektojnë duke mos luajtur rolin e bariut në garat e brendshme politike.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Nishani, njeriu që iku ndershmërisht

Gjithmonë do të thuhen fjalë të mira për atë që ikën, por ikja e Bujar Nishanit, është e trishtë se ikën një shtetar, një politikan dhe një qytetar që emërues t...

22:18

Berisha fitoi, poshtë Berisha

Noterizimi i fitores së Sali Berishës përmes votimit të 22 majit, një vit pasi ai u fshikullua nga “non grata” amerikane, është një nga revanshet më spektakolar...

16:18

SPAK, si kapak për qeverisjen e dështuar

Disa ditë pas asamblesë kombëtare të partisë në pushtet, lajmi i vetëm që mbizotëroi peisazhin mediatik ishte ai i “mërzisë” së liderit suprem me punën e SPAK. ...

17:47

Rama, një armik më shumë i medias së lirë

Edi Rama, gjithnjë e më shumë po u përngjan atyre liderëve që, të kapur vetëm pas pushtetit, i shpallin luftë kujtdo që kritikon apo nxjerr në pah anët e errëta...

18:51

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI