Flash

Italia vendos: Fëmija nuk do marrë automatikisht mbiemrin e babait

Lapsi.al 31 May 2022
Italia vendos: Fëmija nuk do marrë automatikisht mbiemrin e babait

Gjykata Kushtetuese në Itali ka zbardhur vendimin e marrë në 27 prill sipas të cilit fëmija nuk do të marrë automatikisht mbiemrin e babait.

Sipas gjykatës “vetë atribuimi automatik i mbiemrit atëror përkthehet në padukshmërinë e nënës dhe është shenjë e një pabarazie mes prindërve, e cila jehon dhe bën përshtypje në identitetin e fëmijës”.

Gjithsesi, gjykata thotë se nevojitet një ndërhyrje urgjente për të parandaluar që brezat në vazhdimësi të ndryshonin mbiemrat. Gjykata Kushtetuese theksoi se identiteti familjar është i rëndësishëm dhe se duhet shmangur krijimi i familjeve me fëmijë me mbiemra të ndryshëm.

Në këtë pikë, të gjithë fëmijët e tjerë do të marrin mbiemrin e të parit. Gjykata vendosi edhe një gjobë dhe dënim për prindërit që nuk u japin mbiemrin fëmijëve të tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI