Flash

Lirohet nga burgu ish-prokurori i Sarandës Sali Hasa

Lapsi.al 31 May 2022
Lirohet nga burgu ish-prokurori i Sarandës Sali Hasa

Ish-prokurori i Sarandës, Sali Hasa është dënuar me 2 vite burg për korrupsion, pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK rreth një vit më parë. Burime bëjnë me dije se ky dënim ndaj Hasës do të konvertohet në 4 vite shërbim prove, si dhe i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike në 5 vitet e ardhshëm. Hasa do të lirohet nga burgu, ndërkohë që është shpallur i pafajshëm për akuzën e mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë.

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin dhe për personat e tjerë, të përfshirë në dosjen e korrupsionit ku ishte përmendur emri i ish-prokurorit të Sarandës. Respektivisht, Julian Zerja është dënuar me 8 muaj burg dhe gjykata vendos shuarjen  e masës dhe lirimin e tij të menjëhershëm nga qelia pasi e ka shlyer dënimin me periudhën e paraburgimit. Napolon Hodajn (me detyrë OPGJ) është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg dhe për 5 vite të mos ushtroje asnjë funksion publik. Bledar Hajredini është dënuar me 3 vite shërbim prove. Emiljano Mirani është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg. Markeljan Alinani u dënua me 2 vite burg. Elisona Papa 16 muaj shërbim prove dhe shuarje të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Qerim Ruci me 1 vit e 6 muaj burg.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI