Flash

Maignan, thumbon zikaltrit: "Titullin e fituam falë... Interit"

Lapsi.al 31 May 2022
Maignan, thumbon zikaltrit: "Titullin e fituam falë... Interit"

Mike Maignan është një nga sekretet e Milanit kampion të Italisë: portieri francez kreu pritje të pabesueshme dhe tregoi aftësi në ndërtim pa harruar rolin në dhomat e zhveshjes që Pioli e ka njohur gjithmonë. “Me trajnerin mund të dialogosh, ai më jep këshilla nga pikëpamja taktike dhe ndonjëherë i ofroj ide dhe alternativa”, thotë numri një i kuqezinjve, i cili më pas tregon se cili ishte për të gurthemeli në vrapimin titull me kushërinjtë zikaltër: "Kur Interi u pengua me Bolonjën, ne kuptuam se për ta kishte mbaruar sepse ishim të fokusuar vetëm te vetja. E kjo vetëm falë tyre: pas 0-3 të pësuar në Kupën e Italisë, ne kishim thikën në dhëmbë, ajo humbje na motivoi shumë…”.

Maignan, duke folur për La Gazzetta dello Sport, përsëriti një koncept të shprehur që nga ardhja e tij në Itali: "Unë erdha te Milan me zgjedhje profesionale, për të punuar dhe luajtur futbollin tim. Nuk erdha për të zënë vendin e Donnarumma ose për ta bërë atë të harrohet. Nuk ndjeva asnjë lloj stresi për këtë. Sigurisht, e dija që fansat nuk do të më fishkëllenin, por e vërteta është se këtu u ndjeva si në shtëpinë time menjëherë".

Mes së shkuarës dhe së ardhmes, 26-vjeçari tregon: "Për momentin, në Reggio Emilia, besoja se emocioni i përjetuar për fitoren e Ligue 1 me Lilla ishte më i forti. Por kur pashë se çfarë ndodhi në Piazza Duomo në ditën e festës së titullit e ndjeva se ishte vërtet një gjë e pabesueshme, e çmendur”. Për objektivët e sezonit të ardhshëm: "Tani dua të bëj më mirë akoma e më mirë edhe në Champions League, sepse nuk e kemi fituar për shumë vite. Është qëllimi im të kthej Milanin në krye edhe në Evropë, ku i takon të jetë".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI