Flash

Presidenti i City rrëfen ‘blofin’ e Florentino Perez: “Më uroi fitoren 10 minuta nga fundi, pastaj më mori finalen”

Lapsi.al 31 May 2022
Presidenti i City rrëfen ‘blofin’ e Florentino Perez:

Në një intervistë të gjatë dhënë kanaleve zyrtare të klubit, presidenti i Manchester City, Khaldoon Al Mubarak, ripërshkoi sezonin e skuadrës së Pep Guardiolës, mes fitimit të Premier League dhe një tjetër zhgënjimi në Ligën e Kampionëve. Humbja jehonë me përmbysje në Santiago Bernabeu kundër Real Madrid ende djeg shumë dhe numri një i klubit nuk mund të mos kthehej të fliste për atë mbrëmje katastrofike. Ai foli edhe për vështirësinë e tij për të qenë i ulur pranë presidentit të merengues Florentino Perez.

Al Mubarak siguroi se nuk ishte aspak e lehtë për të të jetonte atë ndeshje të pabesueshme përkrah Florentino Perez, veçanërisht për faktin se Citizens në 90′ kishin praktikisht një këmbë e gjysmë në finale: “Ishte shumë e vështirë për mua të isha aty me Florentino Perez në krah”, ka pranuar sipërmarrësi nga Emiratet. Duke shtuar se kolegu spanjoll e kishte uruar tashmë për ecjen përpara: “Ishte rreth minuta e 82-të dhe ai më uroi për fitoren. Praktikisht ia kishim dolë. Por ndonjëherë futbolli mund të jetë vërtet mizor”. Një befasi cinike nga ajo dhelpra e vjetër Florentino...

Pavarësisht zhgënjimit të madh, Manchester City do të vazhdojë të investojë shumë për të forcuar skuadrën, siç konfirmoi edhe vetë Al Mubarak: “Do të vijnë më shumë lojtarë. Po mundohemi ta forcojmë ekipin në rolet e nevojshme. Disa lojtarë do të largohen nga ne, por do të përpiqemi gjithmonë të përmirësohemi dhe forcohemi. Skuadra ka përfunduar tashmë dy blerje shumë të rëndësishme (Haaland dhe Alvarez), por unë pres që ne të bëjmë të paktën disa të tjera. Ne do të përpiqemi të jemi sa më të shpejtë, por nuk është e lehtë të përfundojmë të gjitha negociatat, merkato është fluide, nuk është plotësisht nën kontrollin tonë”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI