Flash

Shkelje në punimet e godinës së prokurorisë së Elbasanit, kërkohet burg për 4 persona

Lapsi.al 31 May 2022
Shkelje në punimet e godinës së prokurorisë së

Prokuroria ka kerkuar sot masen e arrestit me burg, per 4 persona, të cilët abuzuan me punimet ne organin e akuzes në Elbasan. Katër punonjësit e kompanive“Junik”, “Tirana New Supervisor” dhe “Imes-D” Shpk akuzohen për mashtrim. Ata kanë instaluar në Prokurorinë e Elbasanit kondicionerë jo funksionalë. Për këtë rast është regjistruar procedim penal në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, bazuar në informacionet dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme.

Organi i akuzës kërkon burg për administratorin Dedë Malutaj të kompanisë“Junik” , dy inxhinierë dhe drejtuesin teknik të kompanisë të kompanive të tjera.

"Në vijim të hetimeve, janë konstatuar nga firma ndërtuese punime të faturuara që nuk janë kryer realisht, instalime të pajisjeve të kondicionimit me fuqi më të ulët se preventivi dhe nevojat e ngrohje-ftohjes së godinës etj. Në vijim të hetimeve, u kërkua pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të caktohet masa e sigurise “arrest në burg” ndaj shtetasve:

  • D. M. administrator i shoqerisë “Junik” shpk,
  • V. M. me detyre drejtues teknik i shoqërise “Junik” Shpk,
  • A. Ll. me detyrë inxhinier dhe administrator i shoqërise “Tirana New Supervisor”
  • I. D. me detyre inxhinier dhe administrator i shoqërise “Imes-D” Shpk,

Këto shtetas kanë vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke përfituar dhe duke sjellur një dëm prej 3.569.714.29 lekë dhe në këto kushte ata kanë konsumuar elementet e veprës penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal të kryer në bashkëpunim." thuhet në dosje. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI