Flash

Berisha: Rama mohon gjenocidin serb për të mbrojtur "Open Balkan"

Lapsi.al 1 June 2022
Berisha: Rama mohon gjenocidin serb për të mbrojtur "Open

Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po mohon gjenocidin serb në Kosovë për hir të lidhjeve me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Sipas Berishës, refuzimi i rezolutës së PD-së për gjenocidin, dëshmon se bëhet për shkak të Balkanit të Hapur, ndërsa e cilëson këtë si një akt antikombëtar.

"Rama mohon genocidin serb ne Kosove! Refuzimi i rezolutes tone per denimin e genocidit serb ne Kosove nga vasal i Vuçiçit Edi Rama per shkak te Ballkanit te Hapur eshte akti antikombetar me i rende pas dorezimit te Kosoves tek serbet nga Enver Hoxha.

Ky akt antishqiptar eshte perdhosje e shpirtrave te 10 mije shqiptareve qe u vrane dhe masakruan vetem ne plojen e fundit te Beogradit ne Kosove. Mohimi i genocidit eshte krim i shemtuar" - shkruan Berisha në Facebook.

Deklarata e Berishës vjen një ditë pas qëndrimit të nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj që e lidhi publikisht ngurimin e partisë së saj për të votuar rezolutat kundër gjenocidit serb në Bosnje dhe Kosove me merakun se mos dëmtohet projekti i Open Balkan.

"Kjo modë për të bërë rezoluta është një mënyrë për t’i rënë ndesh Open Balkan, sepse dihet që opozita është kundër këtij projekti”, - tha ajo në emisionin "Open". /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI