Flash

Dhërmi, turisti anglez në gjendje të dehur hidhet nga kati i tretë i hotelit

Lapsi.al 1 June 2022
Dhërmi, turisti anglez në gjendje të dehur hidhet nga kati i

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Dhërmi, ku një turist ka rënë nga kati i tretë i një hoteli. Sipas policisë, turisti me iniciale Z.C. nga Anglia, 21 vjeç, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Himarës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:40, në Dhërmi, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli shtetasi anglez Z. C., rreth 21 vjeç, i cili dyshohet se ka qënë në gjëndje të dehur.

Shtetasi Z. C., ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI