Flash

Italia rrit importet e naftës ruse

Lapsi.al 1 June 2022
Italia rrit importet e naftës ruse

Edhe pasi Bashkimi Evropian ka vendosur që të zvogëlojë importet me naftën e papërpunuar ruse për 90 për qind deri në fund të vitit, Italia është bërë shteti i vetëm në Evropë që ka rritur importet e kësaj lënde.

Bashkimi Evropian ka vendosur për pakon e re të sanksioneve ndaj Moskës, për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe embargoja ndaj naftës ruse tani vë në rrezik një prej rafinerive më të mëdha të Italisë, që gjendet në Sicili, dhe mund t’i japë goditje të madhe ekonomisë italiane.

Italia është pajtuar me partnerët e BE-së për të zvogëlojë importet e naftës së papërpunuar ruse deri më 2023, një lëvizje që kryeministri italian, Mario Draghi e ka quajtur “sukses të plotë” që “disa ditë më parë as që do të ishte e pabesueshme”.

Pavarësisht sanksioneve të sanksioneve të mëhershme ndaj Rusisë, rafineria e naftës e Italisë në Sicili, që është në pronësi të kompanisë ruse, Lukoil, çuditërisht ka rritur prodhimin nga 15 në 100 për qind të naftës së papërpunuar ruse.

Italia në maj kishte pranuar afër 400,00 fuçi naftë ruse në ditë, katër herë më shumë sesa nivelet e importeve para pushtimit të Ukrainës, thuhet në të dhënat e kompanisë Kpler.

“Italia është shteti i vetëm që ka rritur importet e naftës në Evropë”, thanë nga instituti ISPI.

Italia para pushtimit rus të Ukrainës, që nisi më 24 shkurt, është bërë importuesja tretë më e madhe e naftës ruse. Para pushtimit ajo ishte importuesja e gjashtë në Evropë. /REL

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI