Flash

“Kjo ishte prova e fundit për Tiranën”: Ceferin letër Dukës për finalen historike në Arenën Kombëtare

Lapsi.al 1 June 2022
“Kjo ishte prova e fundit për Tiranën”: Ceferin letër

Një arritje historike, jo vetëm për rëndësinë, por edhe për mënyrën si u organizua. Data 25 maj është tashmë e shënuar në kalendar për Shqipërinë, e veçanërisht për futbollin shqiptar. Organizimi me sukses i finales së parë të UEFA Conference League, kompeticioni më i ri i UEFA-s që u zhvillua në Tiranë e vendosi Shqipërinë në qendër të Europës e botës, si vendi që priti këtë event madhështor. Çdo gjë shkoi sipas planit dhe organizimi ishte mëse perfekt, duke marrë vlerësimet më të larta edhe nga vetë qeveria e futbollit europian.

Së fundmi, Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin i ka dërguar një letër falënderimi Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, ku i shpreh të gjithë urimet dhe falenderimet për organizimin me sukses të këtij eventi. Kreu i futbollit europian tregon emocionet e asaj nate, teksa shprehet se finalja ishte prova e fundit për Tiranën, si zgjedhja e duhur për këtë event, ndërsa shkruan edhe për veçantitë e qytetit. Presidenti Ceferin falenderon Presidentin Duka veçanërisht dhe të gjithë FSHF-në për energjinë në këtë organizim madhështor!

LETRA E PRESIDENTIT TË UEFA-S, ALEKSANDER CEFERIN

I dashur President, i dashur Armand,

Faleminderit për pritjen e finales së edicionit të parë të UEFA Conference League në Tiranë. Dua të përgëzoj Federatën Shqiptare të Futbollit dhe juve për organizimin me sukses të një eventi kaq prestigjioz dhe sfidues. Nuk do t’i harroj kurrë emocionet e tifozëve kur në fushën e stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë zbritën lojtarët e Romës dhe Feyenoord. Një valë kaq unike, elektrizuese e energjisë pozitive që u dha zemër të gjithëve, edhe atyre me më përvojë.

Kjo ishte prova e fundit që Tirana ishte zgjedhja e duhur për këtë rast historik. Një qytet tërheqës kulturalisht, modern, shumë mikpritës për gjithkënd ishte vendi i përsosur për finalen inaguruese të një kompeticioni ndërkombëtar të shumëpritur.

Më qartë, ju falënderoj i dashur Armand për mbështetjen tuaj të pakushtëzuar në muajt përpara turneut. Uroj që ju dhe Federata Shqiptare e Futbollit të ruani të njëjtën energji dhe pasion në të ardhmen. Shpresoj që kjo finale do të jetë një ngjarje historike për Shqipërinë dhe rritjen e futbollit në vendin tuaj.

Sinqerisht,

Aleksander Ceferin

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI