Flash

Punimet në Unazën e Madhe/ ARRSH: Devijohet trafiku në kryqëzimin e Surrelit

Lapsi.al 1 June 2022
Punimet në Unazën e Madhe/ ARRSH: Devijohet trafiku në

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të ketë devijim të trafikut nga dita e nesërme në lindje të Unazës së Madhe si pasojë e punimeve. ARRSH njofton se për këtë arsye do të devijohet trafiku në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet rrethrrotullimi i Shkozës për rrugën “Alajdin Frashëri”. Bllokimi do të nisë nga dita e nesërme nga ora 11:00 deri në orën 16:00.

“Në Unazën Lindore Loti 2, në përputhje me grafikun e punimeve do të fillojnë punimet e asfaltimit në rrugën “Alajdin Frashëri”. Duke filluar nga data 02.06.2022, ora 11:00 deri në orën 16:00, trafiku do të devijohet në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet përkohësisht në rrethrrotullimin e Shkozës për rugën “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet. Në këto pika do të vendoset sinjalistika e përkohshme për devijimin dhe orientimin e trafikut në kryqëzimin e Surrelit në drejtim të Farkës dhe bllokim rruge në rrethrrotullimin e fundit në Shkozë, ku kalimi do të behet në drejtim të Unazës. Bashkëlidhur skema e rrugës “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet, me zonën ku do të kryhen punimet dhe pikat e devijimit të trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve”, njofton ARRSH.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Sipas MeteoAlb, Pjesa më e madhe e Shqipërisë, paraqitet në ndikimin e  motit të kthjellët dhe vranesirave të lehta por disi më të dukshme vranësirat do të jenë...

07:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI