Flash

Sherr në Korçë, një person goditet me sëpatë

Lapsi.al 1 June 2022
Sherr në Korçë, një person goditet me sëpatë

Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës. Shtetasi me iniciale E.B. ka goditur me sëpatë 46-vjeçarin S.D.

Menjëherë pas ngjarjes, 46-vjeçari është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se i plagosuri ka marrë goditje në krah dhe në këmbë. Pas ngjarjes, autori është larguar, teksa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në lagjen nr. 13, Korçë, rruga “1 Maji”, gjatë një konflikti, shtetasi E. B., dyshohet se ka dëmtuar me mjet të fortë në trup shtetasin S. D., rreth 46 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar E. B.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI