Flash

Tjetërsoi 10 mijë m2 truall, ky është drejtori i Urbanistikës i arrestuar në Sarandë

Lapsi.al 1 June 2022
Tjetërsoi 10 mijë m2 truall, ky është drejtori i

Në Sarandë s'kanë të mbaruar arrestimet e zyrtarëve të përfshirë në korrupsion për pronat në bregdet. I fundit në radhë ishte Pandi Zhonga, drejtori i Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, i cili akuzohet për tjetërsimin e truallit me sipërfaqe 10 mijë m2. Bashkë me të në pranga ranë dhe jurisjta e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Rovena Alikaj si dhe Aleko Anagnostin, noter.

Ndalimi i tyre është bërë, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar një pronë prej 10 mijë metra katrorë duke ua dhënë personave të ndryshëm që më pas kanë ndërtuar.

Mesohet se në pranga kanë rënë edhe personat që kanë përfituar nga ky tjetërsim pronash. Bëhet fjalë për Fredi Mërkurin, Valter Llomin dhe Argonida Canaj. Ata akuzohen për falsifikim dokumentesh, me të cilat kanë përfituar edhe tokën. Mësohet se toka për të cilën bëhet fjalë ndodhet në zonën e kanalit të Cukës në Ksamil.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI