Flash

U shtir si lojtar i Real Madrid e festoi me ta: youtuber-i anglez u fut tre herë në fushë brenda finales së Champions

Lapsi.al 1 June 2022
U shtir si lojtar i Real Madrid e festoi me ta: youtuber-i anglez u fut tre

Jarvo 69, youtuberi i famshëm dhe humorist anglez, godet përsëri. Daniel Jarvis, si është emri i vërtetë i tij, u shtir sikur ishte lojtar i Real Madrid dhe, pas finales së Ligës së Kampionëve, festoi në fushë me Blancos. Pikëpyetjet për sistemin e sigurisë së finales në Stade de France ishin të mëdha, por tani një video ngre dyshime të reja. Jarvo 69 ka postuar një klip në YouTube që e tregon atë duke u ngjitur mbi barrierat, duke u futur në fushë dhe duke festuar me lojtarët e Real Madrid.

Jarvis arriti të hyjë në fushë tre herë. Ai u ngjit mbi barrierat e Stade de France, pak metra nga një linjë policësh francezë dhe u fut në fushë. YouTuber në atë moment përqafoi Vinicius Jr, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes duke i dhënë Realit triumfin e 14-të evropian, më pas foli me Gareth Bale dhe në fund shtrëngoi duart me Casemiro, Eder Militao dhe Eden Hazard.

Jarvis iu afrua fushës duke pretenduar se ishte anëtar i një ekipi televiziv, në fakt mund ta shihni atë të veshur me një xhaketë me fjalët "TV". Megjithatë, nën veshje, ai kishte një uniformë të Real Madrid, me Jarvo 69 në shpinë. YouTuber-i eci i pashqetësuar nëpër korridoret e stadiumit përpara se t'i bashkohej ekipeve dhe kameramanëve të pozicionuar pas portës që strehonte shumicën e tifozëve spanjollë. Në fund të lojës, Jarvis hoqi rrobat e operatorit televiziv dhe u bë lojtar i Realit, ose më mirë, një lojtar i rremë i Realit. Pa u vënë re, pavarësisht se pranë tij kishte policë, oficerë sigurie dhe stjuardë, ai hyri në fushë dhe iu afrua grupit të lojtarëve.

Jarvo përqafon Vinicius: "Ia dolëm vëlla, e bëmë". Ai vendosi të provojë sërish fatin dhe në mënyrë të pabesueshme nuk dështoi. U rikthyer shkurt te grupi televiziv, përpara se të kalonte përsëri barrierat për të shtrënguar duart dhe për të përqafuar Casemiron dhe Eder Militao. Jarvis më pas pushtoi fushën për herë të tretë për të shtrënguar duart dhe për të përqafuar Hazard, përpara se të pikasej më në fund nga sigurimi dhe ta përcillnin jashtë stadiumit.

Nuk është hera e parë që Jarvis pushton fushën gjatë një ngjarjeje të madhe sportive. Në tetor, ai u shoqërua jashtë fushës në stadiumin Principality në Cardiff. YouTuber-i kishte pushtuar fushën dhe ishte rreshtuar me yjet e rugby të Zelandës së Re përpara përplasjes së tyre me Uellsin.

https://youtu.be/eWfw6TuigQk

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI