Flash

Video/ Skandal në divizionin e parë norvegjez: portieri përdor një truk për të zvogëluar portën

Lapsi.al 1 June 2022
Video/ Skandal në divizionin e parë norvegjez: portieri përdor
Skandal në Eliteserien, divizioni i parë norvegjez i futbollit. Një portier akuzohet se ka zvogëluar madhësinë e portës gjatë ndeshjeve në shtëpi. Protagonist i cështjes është islandezi Patrik Gunnarsson, dikur portier i Brentford. 21-vjeçari është pikasur teksa zhvendoste lehtësisht shtyllat e portës para ndeshjeve. Lojtari i Viking FK, në dy ndeshjet e tij të fundit kundër Jerv dhe HamKam në SR-Bank Arena, ka zhvendosur shtyllat duke i afruar nga brenda. Por si e bëri atë? Para fillimit të ndeshjes, ndihmësi i arbitrit bëri kontrollet e zakonshme të detyrueshëm në porta. Menjëherë më pas, kur arbitri largohej, hynte në veprim portieri që lëvizte shtyllat. Dimensionet standarde të kërkuara në portat profesionale janë 7 metra e 32 centimetra, por Gunnarsson, siç raportohet nga gazeta norvegjeze Aftenbladet, e zvogëloi portën me të paktën 15-20 centimetra. E përditshmja ka postuar edhe video të portierit në aksion me truket e tij. Video, të cilat tashmë po bëjnë bujë. PORTIERI MOHON GJITHÇKA: “ËSHTË VETËM NJË RITUAL” Megjithatë, 21-vjeçari mohon gjithçka dhe thotë se ishte thjesht një ritual para ndeshjes: “Është thjesht një ritual që e kam para ndeshjeve. Ky gjest më bën të ndihem i qetë. Nuk ka asgjë më shumë. Thjesht godas pak shtyllat”. Gunnarsson u huazua te Viking vitin e kaluar dhe iu bashkua klubit norvegjez përfundimisht në janar. Portieri u vu në qendër të vëmendjes edhe në nëntor, se bëri të përjashtohej një prej shokëve të tij të skuadrës në minutën e 95-të. Klubi ishte në prag të një fitoreje 3-2 në Kristiansund pas një rikthimi mbresëlënës, me dy gola në fund. David Brekalo dhe Gunnarsson filluan të debatonin papritur. Brekalo e shtyu dy herë Gunnarsson dhe në fund portieri u rrëzua përtokë në mënyrë teatrale dhe i vuri duart në fytyrë sikur të ishte goditur me grusht. Brekalo më pas mori karton të kuq.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI