Flash

Video/ Ukraina, kombëtarja e luftës vazhdon të ëndërrojë: Skocia shembet në shtëpi e tani në finale është Uellsi

Lapsi.al 1 June 2022
Video/ Ukraina, kombëtarja e luftës vazhdon të

Në një moment historik me vështirësi të mëdha për Ukrainën, një buzëqeshje e vogël vjen nga futbolli: kombëtarja e verdhebluve 'pushton' Glasgow dhe fiton shansin për të luajtur kundër Uellsit për kualifikimin në Kupën e Botës 2022 në Katar. Fitorja 3-1 ndaj Skocisë, me firmat e Yarmolenko, Yaremchuk dhe Dovbyk dhe goli i kotë i McGregor, i dhuroi kombëtares së Petrakov mundësinë të ëndërrojë sërish: takimi i radhës të dielën në orën 18:00 në Cardiff.

Në mbrëmjen britanike, e përshëndetur nga një brohoritje e fortë gjatë himnit, Ukraina ishte zot i fushës që në pjesën e parë: pas tetë minutash Tsygankov provoi me një goditje të bukur, por Gordon devijoi topin e destinuar të përfundonte nën traversë. Në minutën e 17' sërish portieri skocez i mbylli portën Yarmolenkos, por ishin vetëm provat e përgjithshme, pasi Ukraina kaloi në avantazh në minutën e 32-të me Yarmolenkon, i cili shënoi me një parabolë brilante në asistin e Malinovskyt. Të shtangur dhe të paaftë për të reaguar, pushimi nuk u bëri punë skocezëve për të riorganizuar idetë e tyre dhe në të vërtetë në pjesën e dytë, pas vetëm katër minutash, ata pësuan dyfishimin ukrainas.

Ishte Yaremchuk me një goditje me kokë në zhvillimet e një goditje të lirë të Karavaev që dyfishoi shifrat. Ukraina ishte në krahët e entuziazmit dhe kaluan vetëm tre minuta dhe Yarmolenko detyroi Gordon të bënte një tjetër ndërhyrje. Koha kalonte dhe Skocia dukej e paaftë për të reaguar, por 1-2 i papritur i McGregor erdhi në minutën e 79-të me bashkëfajësinë e portierit ukrainas Bushchan, i cili u befasua me një goditje jo të papërmbajtshme. Në minutat e fundit nisi sulmi total skocez, por ishte Dvbyk në rikuperim të plotë ai që fiksoi trisin dhe e dërgon Ukrainën në ekstazë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI