Flash

Zvicra zgjat sanksionet ndaj bankës ruse, Sberbank

Lapsi.al 1 June 2022
Zvicra zgjat sanksionet ndaj bankës ruse, Sberbank

Vëzhguesi i tregut financiar në Zvicër, FINMA, tha më 1 qershor se do të zgjasë deri në gusht ndalesën ndaj bankës më të madhe ruse, Sberbank. Ndalesa i pamundëson bankës ruse që të kryejë pagesa dhe transaksione si dhe përfshin edhe masa të tjera të krijuara për të mbrojtur kreditorët.

FINMA ka vendosur masat ndaj filialit të Sberbankës në Zvicër më 4 mars, pas pushtimit rus të Ukrainës, duke iu bashkuar shumë shteteve perëndimore që sanksionuan Moskën.

Më pas autoritetet zvicerane vendosën që këto masa të zgjateshin deri më 31 maj, por vendimi i sotëm bën që këto masa të jenë në fuqi deri në gusht.

“Masat do të jenë në fuqi deri më 2 gusht 2022 për shkak të sanksioneve ndërkombëtare dhe rreziqeve të vazhdueshme të likuiditetit të kësaj banke”, tha FINMA.

Zvicra, një shtet neutral, po ashtu më 28 shkurt, katër ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, miratoi sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, që përfshinin ngrirjen e aseteve dhe shënjestrimin e rusëve. /REL/

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI