Flash

Balla tregon kur do mësohet emri i Presidentit të ri të vendit

Lapsi.al 2 June 2022
Balla tregon kur do mësohet emri i Presidentit të ri të vendit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zbuluar se ditën e shtunë mazhoranca do të dërgojë në Kuvend vetëm një kandidat për ta votuar në Parlament si presidentin e ri të vendit.

Duke folur në emisionin ‘Opinion’ Balla tha se emri i presidentit të ri mund të mësohet për publikun që pasditen e së premtes kur do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste.

“Presidenti i ardhshëm do të jetë tërësisht i kundërt nga ajo që ka qenë Ilir Meta. Të jesh tërësisht i kundërt nga Ilir Meta do të thotë të kesh respekt për Kushtetutën.

Do të thotë që të respektosh parimin e ndarjes së pushteteve, edhe pse presidenti nuk është një prej pushteteve. E kemi thënë që ne duam një president që të respektojë parimet kushtetuese dhe të qëndrojë mbi palët” – tha Balla.

“Ne e kemi thënë që në ditën e parë, që nuk duam një politikan aktiv, nuk do të donim të kishim një anëtar të Kuvendit. Kjo ka qenë një prej tezave që donim të uleshim në negociata me opozitën. Ditën e shtunë presidenti do të zgjidhet vetëm me votat e mazhorancës.

Do të ketë vetëm një kandidaturë. Besoj se kandidatura që do të shkojë PS-ja ditën e shtunë që mendoj se edhe deputetët e opozitës kanë arsye për ta votuar. Do të merret vesh nesër pasdite ndoshta. Duhet të kalojmë edhe tek vendimmarrja e grupit parlamentar të PS-së. Procesi i regjistrimit përmbyllet ditën e shtunë ora 12:00” – tha Balla. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI