Flash

Dënohet me 1 vit e 4 muaj burg ish- drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi

Lapsi.al 2 June 2022
Dënohet me 1 vit e 4 muaj burg ish- drejtori i RTSH-së Thoma

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me dy vite burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi. Megjithatë Gëllçi përfiton nga gjykimi i shkurtuar, duke iu ulur kështu dënimi në 1 vit e 4 muaj. Ndërkohë mësohet se me nga 1 vit burg u dënuan dhe Julian Tapia, Ervin Murraj, e Alban Malaveci. GJKKO për katër shtetasit e lartpërmendur urdhëroi që 5 vite asnjë ptej tyre të mos ushtrojë funksione publike .Avokati mbrojtës i Gëllçit, Dorian Matlija, u shpreh se vendimi i sotëm i gjykatës, kënaq gjyqin popullor që iu bë klientit të tij, por nuk jep drejtësi.

“Kjo është një gjykatë popullore, ku duan të kënaqin njerëzit për konsum publik, është një çështje që mund të vendosë në rrezik zyrtarë të lartë, shteti nuk mund të funksionojë në këtë lloj mëyre. Do të kemi një rrugë të gjatë drejt pafajësisë. Është bërë një presion shumë i madh, që të ketë rezultate. Ka njerëz që kanë interes personal për dënimin e Thoma Gëllçit”, u shpreh Matlija.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI