Flash

E shohin drejt Madridit, Lautaro vendos për merkaton: "Qendroj te Inter? Po, po, po: kam shumë dëshirë"

Lapsi.al 2 June 2022
E shohin drejt Madridit, Lautaro vendos për merkaton: "Qendroj te

Ishte sezoni i tij më produktiv, i mbyllur në rritje. Lautaro ndihet mirë te Inter, ka rinovuar lidhjen e tij me klubin zikaltër, nuk ka asgjë tjetër në mendje. Kësaj i shtohet edhe mundësia e një rikthimi të Lukakut dhe ardhja e mundshme e Dybala: kështu, Toro pret vetëm të kthehet për të luftuar për kampionatin e humbur. E megjithatë, ka shumë zëra për të ardhmen e tij, thashetheme që e evidentojnë si një sakrificë në altarin e vështirësive financiare të Suning. Zëra që klubi deri më tani i ka cilësuar gjithmonë si iluzione dhe që Lautaro nga ana e tij ka dashur t'i komentojë pas ndeshjes Itali-Argjentinë, me një qëndrim të vendosur: “Nëse do të qëndroj te Inter? Po, po, po, me të vërtetë dua të qëndroj te Inter. Për momentin, mua nuk më është komunikuar asgjë dhe dua të vazhdoj me Interin”.

Asgjë nuk i është komunikuar thjesht sepse Interi nuk ka çfarë të komunikojë. Klubi nuk ka ndërmend të shesë Lautaron dhe është tjetër gjë të dëgjojë çdo kërkesë që mund të arrijë (ashtu si çdo klub tjetër italian kur përballet me ndonjë ofertë të rëndësishme për lojtarin e tij). Por ende asnjë ofertë nuk ka mbërritur dhe vetëm një me shifra monstruoze mund të ndryshojë planet e Interit. Por kjo është një histori tjetër. Lautaro dëshiron Interin dhe Interi Lautaron. Sot ky është realiteti.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI