Flash

Me shokët e lagjes një ndeshje në Camp Nou, Barcelona e jep me qera: ja sa kushton e si funksionon

Lapsi.al 2 June 2022
Me shokët e lagjes një ndeshje në Camp Nou, Barcelona e jep me

Dëshironi të luani një ndeshje me miqtë në Camp Nou? Nga sot është e mundur. Barcelona do t'i lejojë tifozët të marrin me qera fushën për një ndeshje 60 minutëshe. Tifozët do të kenë akses në dhomat e zhveshjes, do të kenë gjyqtarë në dispozicion dhe do të mund të dalin nga tuneli si lojtarë të vërtetë profesionistë. Kështu, disa tifozë me fat do të ndjekin gjurmët e Lionel Messit, Xavi, Johan Cruyff, Romario dhe të mëdhenjve të tjerë të Barçës, duke dalë në fushë për një ndeshje në Camp Nou.

Në fakt, Barcelona ofron një përvojë të quajtur "Be a player" për t'i lejuar tifozët të luajnë në Camp Nou me miqtë. Një mënyrë e re për t'u ndjerë si një yll blaugrana, të paktën për një ditë. Të shënosh një gol në stadiumin më të madh në Evropë nuk ka cmim për profesionistët, por tani edhe tifozët mund të shijojnë përvojën për 300 euro për person. Si nëse duan të hyjnë vetëm ose të luajnë së bashku me miqtë, tifozët mund të aplikojnë në faqen e internetit të klubit. Më pas kërkesat do të përpunohen dhe do të organizohen në ekipe.

Lojtarët do të mund të dalin nga tuneli, ashtu si lojtarët e tyre të preferuar, të bëjnë nxemjen për 15 minuta dhe të ndërrohen në dhomat e famshme të zhveshjes së stadiumit. Jo vetëm kaq, ata do të kenë në dispozicion edhe trajnerë që do t'i drejtojnë gjatë ndeshjes dhe gjyqtarë. Eksperienca "Bëhu lojtar" është planifikuar për në qershor dhe ka vende të kufizuara.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI