Flash

Sezoni turistik nis me avaze të vjetra, sherr në Durrës për ndarjen e plazhit

Lapsi.al 2 June 2022
Sezoni turistik nis me avaze të vjetra, sherr në Durrës për

Sezoni i ri turistik ka nisur me problemet e vjetra të ndarjes së plazhit në Durrës. Tre persona kanë menduar që parcelat e plazhit t’i ndajnë jo sipas ligjit, por me dhunë.

I. Ç., 52 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç të tre banues në Durrës, janë përplasur fizikisht këtë të enjte ndërsa sipas bluve shkak është bërë ndarja e plazhit.

Tre personat e përfshirë ndërkohë u vunë nën hetim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës” dhe “Vetëgjyqësia”.

Ndarja e hapësirave të plazheve, ka shkaktuar në jo pak raste konflikte fizike mes personave të ndryshëm në vendin tonë, ngjarja më e rëndë mbetet ajo në Velipojë, ku mesnatën e 27 qershorit 2021, 4 persona mbetën të vdekur dhe 2 të plagosur, pas konflikteve për parcelat e plazhit mes dy familjeve atje.

Prej disa vitesh në vendin tonë për të zotëruar një parcelë plazhi Ministria kërkon që bizneset të aplikojnë online, për të për fituar hapësirën, ndërsa vit pas viti e gjithë procedura është shoqëruar edhe me akuza ndaj ministrisë për ndarjen e padrejtë të plazheve./ Ora News

Të këshilluara

Aksident në Fier, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur këtë të enjte në Fier, pasi mjetet me të cilat udhëtonin janë përfshirë në aksident. Dy mjete tip “Benz”, që drejtohesh...

17:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI