Flash

Tjetërsimi i pronave në Sarandë, shpallen në kërkim dy vëllezërit biznesmenë

Lapsi.al 2 June 2022
Tjetërsimi i pronave në Sarandë, shpallen në kërkim dy

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim dy biznesmenë, në kuadër të operacionit të djeshëm të Prokurorisë për tjetërsimin e një toke 10 mijë metra katrorë, ku u arrestuan disa zyrtarë. Nga autoritetet mësohet se në kërkim janë shpallur biznesmenët Behar dhe Bedri Muçobega, si të përfshirë në skemën korruptive të tjetërsimit të kësaj prone. Sipas informacionit, biznesmeni 40-vjeçar Behar Muçobega akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, ndërsa i vëllai Bedri Muçobega, 50 vjeç, akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ditën e djeshme u arrestua drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, Pandi Zhonga, së bashku me juristen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Rovena Alikaj si dhe Aleko Anagnostin, noter.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar, vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranesirave të lehta e kalimatre gjatë orëve të paradites, por pasditja sjell vra...

07:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI