Flash

Tottenham prezanton Perisic: "Mezi pres të luaj me Conte, mendon për futbollin edhe kur fle"

Lapsi.al 2 June 2022
Tottenham prezanton Perisic: "Mezi pres të luaj me Conte, mendon

Pas lamtumirës nga Inter dhe nënshkrimi me Tottenham, Ivan Perisic është gati për aventurën e tij në Premier League. “Që në kontaktet e para me klubin i thashë drejtorit sportiv dhe Antonio Contes se doja të vija te Tottenham – shpjegoi ai –. Që nga viti 2009 kam qenë pranë transferimit në një klub të Premier disa herë dhe më në fund ka ardhur koha. Mezi pres të luaj".

"Do të punoj fort - premtoi Perisic -. Më pëlqen të punoj shumë për ekipin sepse kjo është mënyra e vetme për të fituar trofe të rëndësishëm". "Unë mund të luaj në role të ndryshme në sistemin në të cilin luan Tottenham," vazhdoi ai. "Gjithashtu do të sjell edhe shumë përvojë. Kam luajtur për shumë klube të mëdha dhe, siç thashë, mezi pres të filloj të luaj. të stërvitem dhe të jap maksimumin”.

Te Tottenham Perisic do të rigjejë Antonio Conten. “Është privilegj të punoj sërish me një trajner si ai. Kemi bërë mirë te Inter, kemi fituar kampionatin pas 10 apo 11 vitesh, ishte një vit perfekt – shtoi ai –. Jam shumë i lumtur që e shoh sërish. Mendoj se së bashku do të bëjmë mirë edhe këtu në Angli. Ai e jeton futbollin çdo minutë, çdo orë, çdo ditë - vazhdoi sulmuesi i ri i Spurs - Edhe kur fle ai mendon për futbollin!". "Ai është i pasionuar dhe gjithmonë dëshiron të fitojë - shtoi ai, duke folur sërish për Conte -. Më pëlqen karakteri i tij dhe e di që do të bëjmë një punë të shkëlqyer këtu".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI