Flash

Vdes në burgun amerikan "koka" e kartelit Cali, armiku i betuar i Pablo Escobar

Lapsi.al 2 June 2022
Vdes në burgun amerikan "koka" e kartelit Cali, armiku i betuar i

Gilberto Rodríguez Orejuela, një prej liderëve të kartelit kolumbian të drogës, Cali dhe një prej rivalëve më të egër të Pablo Escobar ndërroi jetë në një burg në SHBA,. Lajmi u dha nga avokati i tij këtë të mërkurë.

I njohur me pseudonimin e tij “Shahisti”, 83 vjeçari akuzohet se ndihmoi në ngritjen e kartelit Cali, i cili dikur kontrollonte 80% të tregut global të kokainës, sipas një raporti nga Administrata Amerikane e Zbatimit të Drogës. Familja planifikon t’a riatdhesojë në Kolumbi.

Arrestimi i Rodriguez Orejuela nga autoritetet kolumbiane në 1995 shënoi fillimin e shpërbërjes së kartelit Cali, i cili kishte kontrabanduar sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara në vitet 80 - 90.

Ai u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2004 dhe po vuante dënimin e tij në një burg federal në Butner në Karolinën e Veriut. Në vitin 2020, një gjykatës e mohoi lirimin e parakohshëm. Avokati i tij tha në atë kohë se ish-mbreti i drogës po vuante nga një sërë problemesh shëndetësore.

Rodríguez Orejuela dhe vëllai i tij, Miguel, ndërtuan një sipërmarrje të madhe kriminale që luftoi me Pablo Escobar dhe aleatët e tij të kartelit Medellín për kontrollin e trafikut të drogës. Ndryshe nga Escobar, i cili nisi një luftë të hapur ndaj autoriteteve kolumbiane dhe forcave të sigurisë, karteli Cali e përqendroi shumicën e aktivitetit në operacionet kriminale.

Ata pranuan gjithashtu financimin e fushatave politike, duke përfshirë kandidimin e vitit 1994 të presidentit të Partisë Liberale, Ernesto Samper, i cili mohoi të kishte dijeni për donacionet në atë kohë.

Vëllezërit Rodríguez Orejuela u kapën në 1995 dhe u dënuan me 15 vjet burg. Në atë moment, ligji kolumbian ndalonte ekstradimin e shtetasve të saj, por nën presionin e SHBA-së, Kolumbia e hoqi atë ndalim në 1997.

Megjithatë, në vitin 2002, Rodríguez Orejuela u lirua papritur nga burgu pas një vendimi kontrovers të gjykatës, por ai u arrestua sërish në vitin 2003.

Më pas u zbulua se vëllezërit kishin vazhduar trafikun nga burgu ndaj për ta u ngritën kallëzime penale në Miami dhe Nju Jork. Në vitin 2004 Gilberto u ekstradua ndërsa Miguel u ekstradua një vit më pas. ©LAPSI.al

Gilberto Rodríguez Orejuela, The 'Chess Player' Of The Cali Cartel

Cali cartel boss Gilberto Rodríguez Orejuela dies in US prison | US news |  The Guardian

Constitutional Court ratifies the conviction against associates of Drugs La  Rebaja, founded by the Rodríguez Orejuela - Infobae

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI