Flash

Vrasja e dyfishtë në vitin '97 në mes të Tiranës, ekstradohet nga SHBA Tomor Çela

Lapsi.al 2 June 2022
Vrasja e dyfishtë në vitin '97 në mes të Tiranës,

Është ekstraduar nga SHBA-ja Tomor Çela, 56 vjeç, banues në Tiranë i cili akuzohet për vrasje të dyfishtë në vitin 1997.

Tomor Çela ishte shpallur ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e kishte dënuar me 23 vjet burgim, për vrasje dhe armëmbajtje paleje.

Sipas Gjykatës, Çela është autori i vrasjes së Elton Danit dhe Ledian Hoxhës, ngjarje e shënuar në 27 nëntor 1997, në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë.

Sipas Gjykatës, tri-katër ditë para ngjarjes, i pandehuri ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij “Benz Mercedez” të llojit 240, dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga i ndjeri Ledian Hoxha, në të cilin ndodhej edhe shoku i tij, i ndjeri Elton Dani.

Kjo ka qenë fillesa e konfliktit që përfundoi me dy të vrarë. Tomorr Çela u fajësua për këtë ngjarje në vitin 2009, kur u dënua me 24 vjet burg.

“Policia e Shtetit shqiptar ka një falënderim të veçantë për Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), Agjencinë për Emigracionin Doganat dhe Operacionet Speciale (ICE-ERO), Agjencinë për Patrullimin Kufitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USBP), Byronë Qendrore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USNCN), për përpjekjet dhe veprimet e tyre për të realizuar gjithë këtë proces të përshpejtuar kthimi në Shqipëri të shtetasit Tomor Çela, për t'u përballur me organet e drejtësisë shqiptare.” – thekson policia.

Të këshilluara

Zjarr në Rrogozhinë, digjen dhjetra hektarë

Një zjarr i madh ka rënë rreth orës 13:30 ditën e sotme në hyrje të Rrogozhinës. Burime bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë zonën e kodrës me pisha dhe ësht...

15:09

Aksident në Fier, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur këtë të enjte në Fier, pasi mjetet me të cilat udhëtonin janë përfshirë në aksident. Dy mjete tip “Benz”, që drejtohesh...

17:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI