Flash

Zelenskyy: Rusia ka pushtuar 20% të territorit të Ukrainës

Lapsi.al 2 June 2022
Zelenskyy: Rusia ka pushtuar 20% të territorit të Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të enjten se forcat ruse kanë pushtuar rreth 20% të territorit ukrainas. Zoti Zelenskyy tha se ndërsa vendi i tij është mirënjohës për të gjithë ndihmën që ka marrë, aleatët duhet të rrisin furnizimet me armë në Ukrainë. Ndërkohë në një një lëvizje të koordinuar me Shtetet e Bashkuara, Britania bëri të ditur se do të dërgojë sisteme të sofistikuara raketash me rreze të mesme veprimi në Ukrainë.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha se Britania e Madhe do të dërgojë një numër të paspecifikuar raketa-hedhësish M270, të cilët mund të dërgojnë raketa të drejtuara me saktësi deri në 80 kilometra. 

Britania thotë se vendimi është koordinuar ngushtë me një vendim të SHBA-së për dërgimin e sistemeve raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë në Ukrainë. Të dy sistemet e raketave janë të ngjashme, megjithëse ai amerikan është i lëvizshëm me rrota, ndërsa ai britanik - gjithashtu i ndërtuar në SHBA - funksionon në shina.

Britania thotë se trupat ukrainase do të stërviten në Mbretërinë e Bashkuar për të përdorur pajisjet.

Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë që të dërgojnë raketa me rreze më të gjatë veprimi për ta ndihmuar atë të kundërshtojë sulmet e artilerisë ruse në rajonin lindor të Donbasit, në qendër të ofensivës së Moskës.

SHBA tha se Ukraina ka premtuar të mos lëshojnë raketa në Rusi. Por Rusia akuzoi Uashingtonin se "i hodhi benzinë zjarrit" në konflikt./ VOA

Të këshilluara

Zjarr në Rrogozhinë, digjen dhjetra hektarë

Një zjarr i madh ka rënë rreth orës 13:30 ditën e sotme në hyrje të Rrogozhinës. Burime bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë zonën e kodrës me pisha dhe ësht...

15:09

Aksident në Fier, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur këtë të enjte në Fier, pasi mjetet me të cilat udhëtonin janë përfshirë në aksident. Dy mjete tip “Benz”, që drejtohesh...

17:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI