Flash

A ka porositur Meta vrasjen e vëllait të deputetit? Versioni i SPAK dhe ai që u hodh në “Opinion”

Lapsi.al 3 June 2022
A ka porositur Meta vrasjen e vëllait të deputetit? Versioni i SPAK
Një bombë shpërtheu mbrëmë në emisionin politik më të shikuar në vend. I ftuar aty për të komentuar rrëfimin e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani dhe rrëfimet që ai ka bërë në SPAK për një seri vrasjesh gazetari Artan Hoxha deklaroi se në një nga dëshmitë e tij Nuredin Dumani ka thënë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka. Ky pohim pati efektin e një Shock-u sepse ai erdhi në një kohë kur presidenti i republikës është në fund të mandatit të tij, dhe menjëherë pas thirrjeve të Edi Ramës se gjithë shqipëria mezi pret të shohë Ilir Metën para drejtësisë. Madje disa media pranë qeverisë e morën këtë deklaratë dhe akuzuan kolegët e tyre që mbrojnë presidentin se e heshtën dhe nuk folën për një ngjarje kaq të rëndë. lexo me tej:

Rrëfimi i vrasësve me pagesë: Si rekrutohej Nuredin Dumani nga të fortët për ekzekutimet

Menjëherë ngjarja mori konotacion të fortë politik aq më tepër që vrasja e përfolur ishte kryer dhe ish vëllai i deputetit, Arben Ndoka, Aleksandër Ndoka, është vrarë para derës së shtëpisë së tij, gjatë fushatës elektorale të vitit 2017 dhe ngjarja ende e kësaj dite ka mbetur pa autor. “Sipas Dumanit kjo vrasje është porositur nga një politikan i rëndësishëm dhe është vrarë vëllai i një deputeti i PS. Këto gjera duhen verifikuar. Dumani thotë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti të PS. Nuredini thotë se personat që kanë lidhje me këtë ngjarje kam njohje. Ai thotë se ka folur me një person e ai më ka thënë kështu. Unë nuk e besoj, por po të ketë ndodhur kjo është e rëndë. Fakt është se Aleksandër Ndoka është vrarë dhe ne nuk e dimë se kush e ka vrarë” tregoi Hoxha në Opinion. ÇFARE PO NDODH ? VRASJA E ALEKSANDER NDOKES ÇON NE LEZHE HAKI ÇAKON – TV  Rozafa Aleksander Ndoka u vra ne 2017. vdekja ende pa autor Por të premten në mëngjes menjëherë reagoi SPAK që i hodhi poshtë këto insinuata: “Në lidhje me deklarimin e gazetarit Artan Hoxha për sa i përket të dhënave të pretenduara si të deklaruara nga shtetasi nën hetim N.D. për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, të transmetuar në televizionin Kombëtar “Klan”, në emisionin “Opinion” të datës 02.06.2022, sqarojmë opinionin publik se: Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Duke marrë shkas nga ky rast, si dhe duke mbajtur në konsideratë edhe trajtimet që i janë bërë deklarimeve të shtetasit N.D. në emisione të ndryshme televizive, ftojmë mediat që të jenë të kujdesshme” shkruhej në komunikatën e SPAK. Në momentin që ky reagim u bë publik, vetë Artan Hoxha ndodhej live duke folur në ekranin e ABC NEVS. Pasi drejtuesia e emisionit i lexoi deklaratën aty për aty fillimisht gazetari tha se SPAK mohoi edhe lajmin që Dumani ishte bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, por më pas kjo doli e vërtetë. Ai i qëndroi pohimit se Nuredin Dumani e ka bërë këtë deklaratë para hetuesve ndonëse tha se pesnonalisht nuk i besonte këtij versioni. “Dumani duhet marrë për bazë për ngjarjet ku ka qenë prezent dhe jo për ato që i ka më të dëgjuar” tha Artan Hoxha. Por pavarësisht se SPAK-u e mohoi, se vetë Hoxha tha se nuk e beson dhe se në Opinion askush nuk e kundërshtoi këtë version, pohimi i së enjtes në darkë i shërbeu plotësimit të vizatimit që pushteti i bën Ilir Metës, si një njeriu i lidhur me krimin që nuk është hera e parë që akuzohet për porositje atentatesh. Pra e gjithë zhurma qe u krijua qe në të njëtën linjë me thirrjen që kryeministri i Bëri SPAK, se të gjithë shqiptarët e duan Metën në burg. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI