Flash

Turistët ndezin zjarr masiv në Sazan, shkon ushtria për t’a shuar

Lapsi.al 3 June 2022
Turistët ndezin zjarr masiv në Sazan, shkon ushtria për t’a

Është vënë nën kontroll një vatër zjarri e konstatuar rreth orës 20:00, në jug të Sazanit në Vlorë.

Kanë qenë efektivë të anijes së gatshme dhe të ruajtjes së Qendrës së Vëzhgimit Detar që shkuan menjëherë për të shuar flakët që dyshohet se mund të jenë vendosur nga turistë.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht është kufizuar përhapja e zjarrit dhe po punohet për të shuar edhe pjesën e mbetur.

Në drejtim të Sazanit kanë shkuar edhe efektivët e bazës së Pashalimanit të imbarkuar në anijen P134. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI