Flash

VIDEO/ Presidenti i ardhshëm i shkon në zyrë Ramës: Faleminderit shumë...

Lapsi.al 3 June 2022
VIDEO/ Presidenti i ardhshëm i shkon në zyrë Ramës:

Bajram Begaj, shefi i Shtabit të FA që do të marrë detyrën e Presidentit të Republikës ka shkuar në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

Para pak çastesh Rama publikoi vetë pamjet e takimit ku binte në sy përulësia e Begajt ndaj Ramës duke i përsëritur disa herë falënderime kreut të qeverisë për detyrën e dhënë.

Ajo që ra në sy në ato pak çaste filmim qe qëndrimi i shtriqur i Ramës në kolltuk dhe sjellja gati si nxënësit para mësuesit e Begajt.

"Faleminderit kryeministër. Eshtë vlerësim shumë i madh të jem President. Do të jem në lartësinë e detyrës. Janë të dyja profesion shumë të mira shumë të përkushtuara. Nëse do të votohem do jem i lumtur ta kryej detyrën me dinjitet" - ishin fjalet e Begajt qe dukej mjaft i emocionuar para Ramës.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI