Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Debate në Komisionin e Ligjeve/ Bylykbashi kërkon dekretin e Metës nga Stambolli: Nxjerrja e emrit të Begajt në minutat e fundit

Lapsi.al 4 June 2022
Debate në Komisionin e Ligjeve/ Bylykbashi kërkon dekretin e

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e ka quajtur antikushtetuese kandidaturën e Bajram Begajt për postin e presidentit, i cili deri sot mbante postin e kreut të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë.

Deputeti kërkoi që të administronte dekretin për lirimin nga detyra të Begajt, që Ilir Meta e firmosi sot nga Stambolli.

‘Nuk është një shqyrtim që mund ta bëjë sekretaria, duhet të jemi ne që të konstatojmë kushtetutshmërinë  e kanDidatit. Është detyrë e jona mbi të gjitha këto, është që nëse kandidatura ka ndalesa. Presidenti i Republikës, në momentin e kandidimit duhet të jetë i lirë nga çdo detyrë ushtarake. Nuk ka dokument që e vërteton dekretin e presidentit.

Kemi bërë një ndarje të qartë mes pushtetit civil dhe ushtarak, asnjë ushatarak nuk mund të marrë detyra mbi administratën shtetërore. Është parim themelor, fakti që kryeministri i Republikës, e ka kthyer procesin e emërimit të presidentit, si një prestigjator, që  e nxjerr në orët e fundit, nuk i bën nder as vetë kandidatit. 

Kushtetuta jo më kot jep kohë 7 ditë nga njëri raund në tjetrin, ky kandidat deri sot ka qenë në krye të Forcave të Armatosura. Mund ta kishit bërë ndryshe, dëgjoni dhe njëherë, këtu po flasim për presidentin e Republikës, nuk po e bëjmë sikur thjesht do nxjerrim në fotografi njërin te muri.

Është zgjedhja që ka bërë kryeministri, dhe u turrët ju për të grumbulluar 37 firma, dekreti nuk e shëndosh këtë situatë antikushtetutshmërie, parimi që kërkon kushtetuta është i qartë”, u shpreh Bylykbashi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI