Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Kanabis në gota uji në Përmet, arrestohet 29-vjeçari

Lapsi.al 4 June 2022
Kanabis në gota uji në Përmet, arrestohet 29-vjeçari

Në Kaludh të Përmetit, policia ka gjetur kanabis të mbjella në gota uji plastike. Gjatë kontrollit të imtësishëm të territorit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, në fshatin Kaludh, në shtëpinë e K. P., kanë gjetur mbjellë në 30 gota plastike, fara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan. Po aty, policia arrestoi K. P., 29 vjeç dhe dosja e tij iu dërgua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Njoftimi i plote

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, në fshatin Kaludh, Përmet, në banesën e shtetasit K. P., kanë gjetur të kultivuara në 30 gota plastike, fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi K. P., 29 vjeç, banues në fshatin Kaludh, Përmet.

Materialet në ngarkim të shtetasit K. P. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

 

Të këshilluara

Moti për fundjavë, rriten temperaturat

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta do të mbizotërojnë në vendin tonë këtë të shtunë. Sipas MeteoAlb, masat ajrore afrikane do të sjellin mot të nxehtë gja...

08:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI