Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Kuvendi voton sot Presidentin e ri të Republikës

Lapsi.al 4 June 2022
Kuvendi voton sot Presidentin e ri të Republikës

Emri i Bajram Begajt, që u propozua si kandidat për President një ditë më parë nga socialistët, do të shkojë sot në kuvend, për t’u votuar nga deputetët në orën 18:00.

Fillimisht, këtë të shtunë në orën 10:00 do të mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ku do të mblidhen votat për kandidatin Begaj. Duhen të paktën firmat e 20 deputetëve për mbështetjen e një kandidati, që më pas do të depozitohen zyrtarisht në Kuvend. Afati i përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve është ora 12:00 sot.

Në orën 16:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për të shqyrtuar kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit që propozuan socialistët.

Më pas, në orën 18:00 do të nisë seanca në Kuvend. Sot do të jetë raundi i katërt I procesit për zgjedhjen e Presidentit, por i pari ku ka një kandidat, emri i të cilit depozitohet në kuvend. Opozita nuk ka dorëzuar asnjë propozim, duke bojkotuar procesin, me arsyetimin se Edi Rama do ta zgjedhë vetë Presidentin dhe po luan një farsë me ftesën që i bëri të djathtës për ta zgjedhur ata kreun e shtetit. Një ditë më parë, Enkelejd Alibeaj dhe grupi i deputetëve që e mbështesin atë, tha se do të bojkotojë votimin e sotëm, ndërsa grupimi i Sali Berishës njoftoi se do të jetë i pranishëm, pasi “statuti i ri i ndalon kësaj force politike bojkotin”.

Në këtë raund mjaftojnë 71 vota, që mazhoranca i ka, për të caktuar kështu pasardhësin e Ilir Metës, që dorëzon detyrën në 24 korrik.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI