Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Precedenti me Artan Hoxhën, Garda e Republikës nuk merr në mbrojtje Bajram Begajn

Lapsi.al 4 June 2022
Precedenti me Artan Hoxhën, Garda e Republikës nuk merr në

Precedenti i krijuar në vitin 2012  me Artan Hoxhën, i cili u propozua si kandidat për President dhe Garda e Republikës e mori në mbrojtje menjëherë, nuk ka ndodhur me Bajram Begajn.

Shefi i Shtabit s'ke ende një mbrotje të veçantë pasi pritet së pari votimi i tij në Kuvend. Një vit më parë me ndryshimin që iu bë ligjit për Gardën e Republikës, sanksionohet që s'ka mbrojtje për kandidatët, por vetëm për atë që zgjidhet realisht President Republike. Sot Garda e Republikës pret kreun e ri të shtetit jashtë Kuvendit menjëherë sapo ai të zgjidhet me votat e deputetëve.

Ndryshimi ligjor është bërë pikërisht për të shmangur precedentin Artan Hoxha, i cili u mor në mbrojtje dhe shoqërim nga Garda për disa orë, por më pas rezultoi se nuk ishte i përshtatshëm për detyrën e kreut të shtetit. Lapsi.al mësoi edhe një incident mes Gardës së Republikës dhe Presidencës.

Kjo e fundit nuk kishte pranuar të vinte në dispozicon një makinë për Bajram Begajn, me të cilën ai do të lëvizte pas votimit nga Kuvendi. Ligjërisht i takon Presidencës si institucioni pritës, por deri më tani s'ka pasur vullnet për këtë bashkëpunim duke e lënë këtë element tërësisht në dorë të Gardës së Republikës. Mbetet për t'u parë nëse kjo do të ndryshojë në ditët e ardhshme pasi deri në momentin e betimit janë më shumë se një muaj e gjysmë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI