Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Rama kërkon vota për Begajn: Më në fund jemi lehtësuar, një njeri normal në krye të shtetit

Lapsi.al 4 June 2022
Rama kërkon vota për Begajn: Më në fund jemi lehtësuar,

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS për të mbledhur firmat e nevojshme për kandidaturën e Bajram Begajt për president. Gjatë fjalës së tij para deputetëve, Rama se Begaj përmbush kriteret si një njeri normal në krye të shtetit, pas atyre që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve.

Kryeministri nuk e cilëson të lehtë procesin, por theksoi se më në fund ndihen të lehtësuar që mundën të sjellin një kandidaturë që plotëson kriteret.

“Një proces që për natyrën e vet është jo i lehtë, për shkak se siç e kemi diskutuar bëhet fjalë për të identifikuar një figurë që do të përmbushë kërkesa shumë specifike, por për të garantuar edhe respektin dhe moscënimin e të gjithë kandidatëve potencialë në një proces diskutimi q kthehet në thashethemnajë. Kështu procesi që ne zhvilluam këtu në grup na dha të drejtë në fund.

Marrja e propozimeve nga gjithë anëtarësia e grupit me zarfe që u vunë në dispozicion të kryesisë për një diskutim konkret. Na mundësuan që të arrijmë në një konkluzion që përmbush nevojën për një njeri normal. Për një figurë me profil sa të lartë, aq edhe të paangazhuar në gjithë përplasjet apo rrugët që kryqëzohen në arenën politike. Kjo na bën të ndihemi sot të lehtësuar nga barra e përzgjedhjes si forca dominuese që ka përgjegjësinë. Dhe po ashtu na bën të ndihemi mirë me shqiptarë përtej hapësirave të kufizuara”, tha Rama.

Të këshilluara

Moti për fundjavë, rriten temperaturat

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta do të mbizotërojnë në vendin tonë këtë të shtunë. Sipas MeteoAlb, masat ajrore afrikane do të sjellin mot të nxehtë gja...

08:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI