Flash

Shpartalluan Belgjikën, De Jong 'kunj' Xavit: "Në kombëtare luaj më mirë se te Barcelona"

Lapsi.al 4 June 2022
Shpartalluan Belgjikën, De Jong 'kunj' Xavit: "Në

"Unë luaj shumë ndryshe këtu në krahasim me Barcelonën. Mendoj se në Kombëtare arrij të shprehem më mirë". Frenkie de Jong nuk përdor fjalë të koduara dhe në fund të fitores së madhe të Holandës 4-1 ndaj Belgjikës i dërgon një mesazh blaugranave të Xavit. Në klubin katalanas, holandezi deri tani nuk ka shkëlqyer: “Më pëlqen të jem lojtari i parë që merr topin nga mbrojtësit dhe më pas të lidhem me sulmuesit”, ka shpjeguar mesfushori që shkruan kështu një tjetër kapitull për të ardhmen e pasigurt me fanellën e Blaugranas dhe hap mundësinë për një transferim të përfolur te Manchester United.

Hollanda e Van Gaal, bëri një performancë spektakolare në grupin 4, të Nations League, duke dominuar e fituar derbin e Vendeve të ulëta me Belgjikën. E djathta në kthesë e Bergwijn në këndin e ulët kaloi në avantazh Oranje në minutën e 40’. Miqtë bënë diferencën në pjesën e dytë: në fillim Depay me një dygolësh (51’ e 66’) e pastaj Dumfries (62’) arkivuan praktikisht ndeshjen. Përfundoi në fakt 4-1, me golin e nderit të belgëve të shënuar nga Batshuayi në shtesë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI