Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Trafiku i drogës, Apeli i Katanias rikthen në burg financierin e Habilajve

Lapsi.al 4 June 2022
Trafiku i drogës, Apeli i Katanias rikthen në burg financierin e

Apeli i Gjykatës së Katanias ka rikthyer në burg Nezar Seitin, i njohur si “financieri i Habilajve”. Seiti, Meridian Sulaj dhe 3 shtetas italianë, pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj u arrestuan në një operacion të “Guardia di Financa”.

Ata janë prangosur në kuadër të operacionit “Rosa dei Venti” të zhvilluar kundër një grupi kriminal të përbërë nga italianë dhe shqiptarë.

Grupi ishte përgjegjës për trafikun e marijuanës të importuar nga Shqipëria me destinacion sheshet e farmacive të Katanias, Siracusës dhe Raguzës. Tre shtetasit italianë të dënuar janë Angelo Busacca, Antonino Riela dhe Vincenzo Spampinato.

Shqiptarët e dënuar janë Nezar Seiti dhe Maridian Sulaj. Hetimet nga Guardia di Finanza çuan në sekuestrimin e rreth 3.5 tonë marjiuanë, automatikë kallashnikov dhe arrestimin në flagrancë të 24 korrierëve të drogës. Hetimet me policinë shqiptare dhe Interpolin bënë të mundur konstatimin e një trafiku të 4 tonëve drogë.

Sulaj u dënua me 8 vjet burg, Busacca me rreth 7 vjet burgim, Riela u dënua me 14 vjet e 8 muaj burgim, Seiti u dënua me 6 vjet e 8 muaj burgim, Spampinato u dënua me 9 vjet burg./ Abc

Të këshilluara

Moti për fundjavë, rriten temperaturat

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta do të mbizotërojnë në vendin tonë këtë të shtunë. Sipas MeteoAlb, masat ajrore afrikane do të sjellin mot të nxehtë gja...

08:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI