Flash

Video/ Anglia u mund nga Hungaria, Southgate fajëson vapën në Budapest dhe 'teatrin' e Nagy

Lapsi.al 4 June 2022
Video/ Anglia u mund nga Hungaria, Southgate fajëson vapën në

Gareth Southgate përmendi temperaturat e nxehta në Hungari si arsyen kryesore të një paraqitjeje të flashkët të Anglisë që çoi në humbjen në debutimin në Ligën e Kombeve në Budapest. Penalltia e Dominik Szoboszlai në pjesën e dytë siguroi një fitore 1-0 për vendasit, ndërsa pasi lojtarët e Anglisë u tallën për gjunjëzimin e zakonshëm përpara ndeshjes.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, nuk ka ngurruar edhe të kritikojë yllin hungarez Zsolt Nagy për teatrin e përgatitur në kontrastin me Reece James, në episodin që vendosi ndeshjen në Budapest. Southgate ka dhënë edhe reagimin e tij për kontestimin e publikut ndaj lojtarëve të tij që u gjunjëzuan para ndeshjes në Puskas Arena.

Dominik Szoboszlai shënoi golin e vetëm të takimit nga pika e bardhë, pasi James u gjykua se kishte bërë një ndërhyrje të gabuar ndaj Nagy në mesin e pjesës së dytë. Arbitri Artur Dias nuk hezitoi të jepte penalltinë. Southgate është shprehur i zhgënjyer me paraqitjen e ekipit të tij, duke pretenduar se ata nuk bënë mjaftueshëm për të fituar ndeshjen. Por tekniku ka evidentuar se ekzagjerimi i Nagy bëri që rezultati të shkojë keq.

Southgate deklaroi për Channel 4: "Ne duhet ta pranojmë, nuk mendoj se bëmë mjaftueshëm për të fituar ndeshjen, mendova se barazimi ishte rezultati i duhur. Mendova se nuk ishim inçizivë afër zonës, duke krijuar raste të qarta, edhe pse patëm zotërime të rrezikshme të topit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI