Flash

Video/ Italia mbetet 'mace e zezë', Gjermaninë e shpëton Kimmich: befasi në Nations League

Lapsi.al 4 June 2022
Video/ Italia mbetet 'mace e zezë', Gjermaninë e

Cikli i ri i Italisë nis me barazimin 1-1 në raundin e parë të edicionit 2022/2023 të Ligës së Kombeve. Pas dështimit për t'u kualifikuar në Botëror dhe performancës së dobët ndaj Argjentinës në “Superfinale”, mes skuadrës së Mancinit dhe Gjermanisë përfundoi 1-1. Në Grupin 3 të Ligës A, kryeson Hungaria befasuese ndaj Anglisë me një penallti të Szoboszlai. Rezultate befasuese në ndeshjet e tjera, me suksesin e Luksemburgut në transfertë dhe fitoret në shtëpi të Malit të Zi dhe Armenisë.

LIGA A

Një Itali e bukur e detyron Gjermaninë në barazim (1-1) në ndeshjen e luajtur në Bolonja. Një sinjal i mirë për Mancinin, që rigjen kombëtaren e tij pas disfatës së rëndë ndaj Argjentinës. Pas një pjese të parë të ekuilibruar (një shtyllë e jashtme e Scamaccas dhe një gol i humbur nga Gnabry në rastet kryesore), pjesa e dytë ishte spektakolare në fraksione të ndryshme. Mancini promovoi fillestarin Gnonto, i cili në minutën e 70-të i shërbeu Pellegrinit me një krosim të përsosur nga e djathta për golin e avantazhit. Në atë rast Neuer, Kehrer dhe Sule nuk ishin ekzaktësisht pa faj, por gjermanët, të shfaqur prej kohësh apatikë, reaguan pas 3 minutash me Kimmich, që përfitoi nga një pasiguri e Acerbit. Hungaria, me fitoren befasuese 1-0 ndaj Anglisë merr vendin e parë të Grupit 3, ndërsa barazimi mes Italisë e Gjermanisë, i lë Southgate vendin e fundit me 0 pikë.

LIGA B

Goli i Prevljak në minutën e 93-të në asistin e Dzekos shpëtoi Bosnjën, që barazoi 1-1 në Finlandë, duke shmangur humbjen në debutim. Sulmuesi i Interit ishte vendimtar në krijimin e golit, pasi skandinavët kishin kaluar në avantazh në fund të pjesës së parë me penalltinë e Pukkit. Në krye të Grupit 3 është Mali i Zi, që mposhti Rumaninë 2-0 me golat e Mugosës në një asist të Haksabanoviç në minutën e 66-të dhe Vukçeviç në minutën e 87-të. Në grupin 1 Armenia buzëqesh, duke mposhtur Irlandën 1-0 falë golit të Spertsyan në minutën e 74-të dhe ngjitet në krye të grupit, ku bëjnë pjesë edhe Skocia e Ukraina.

LIGA C

Goditje në transfertë e Luksemburgut, që u imponua 2-0 në Lituani: në Vilnius vendosi dygolëshi i Sinanit, i cili shënoi në minutat 44 dhe 78. Në krye të grupit, megjithatë, spikat Turqia, e cila asgjësoi Ishujt Faroe me një rezultat të thellë 4-0. Turqit zhbllokuan rezultatin në minutën e 37-të me golin e Cengiz Under, dhe më pas bënë diferencën në pjesën e dytë me Dervisoglu (47'), Dursun (82') dhe mbrojtësin e Atalantës, Demiral (85').

League A: Group 3 UEFA Nations League

Hungary 1-0 England

Italy 1-1 Germany

UEFA Nations League League B: Group 1

Armenia 1-0 Republic of Ireland

UEFA Nations League League B: Group 3

Finland 1-1 Bosnia and Herzegovina

Montenegro 2-0 Romania

UEFA Nations League League C: Group 1

Lithuania 0-2 Luxembourg

Turkiye 4-0 Faroe Islands

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI