Flash

Muriqi lojtari i muajit në Liga, tani e duan të gjithë: “Do të paraqitem në grumbullim, pastaj do të vendos”

Lapsi.al 5 June 2022
Muriqi lojtari i muajit në Liga, tani e duan të gjithë: “Do

Një marrëveshje me vlerë gati 20 milionë, blerja e dytë më e shtrenjtë e Lazios nga Lotito, një zhgënjim i madh përfundimtar. 49 paraqitje me bardhekaltrit me vetëm një gol të shënuar. Numrat e Vedat Muriqit si zëvendës i Immobile janë të pamëshirshëm dhe ndarja në merkaton e kaluar dimërore ishte e nevojshme. Rilindja në La Liga, me fanellën e Mallorcas, i ka dhënë jetë të re sportivisht gjigantit kosovar. Golat dhe asistimet që i sollën një shpëtim fantastik klubit të Mallorcas dhe i dhanë gjithashtu titullin e lojtarit më të mirë të muajit maj në La Liga. Tani vullneti i klubit spanjoll është i qartë: të blejë përfundimisht Piratin, por vetëm me një zbritje në çmim.

"Merkato e janarit është shumë e komplikuar dhe menduam se Muriqi ishte një profil ndryshe nga ai që kishim ne. E vërteta është se në fund mbetëm të mrekulluar me të. A do të qëndrojë këtu? Siç e thashë edhe më parë jemi shumë të kënaqur me performancën e tij dhe përfshirjen e tij dhe do të shohim nëse mund ta bindim të qëndrojë. Ky është qëllimi ynë edhe pse Mallorca e ka shumë të vështirë të paguajë 10 milionë euro për një lojtar". Të qarta fjalët e Pablo Ortells drejtori sportiv i Mallorcas. Muriqi është shumë i pëlqyer në Spanjë dhe klubi dëshiron të vë bast mbi të, por në kushte të caktuara. Ndaj Lazio do të përpiqet të plotësojë kërkesat e spanjollëve pa rënë megjithatë nën një shumë të caktuar, për të mos bërë një humbje të konsiderueshme.

Në pritje për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e tij, Muriqi ka folur nga grumbullimi i kombëtares së Kosovës, për të folur se cila do të jetë e ardhmja e tij e afërt. Pirati duket se i ka të qarta idetë dhe nuk ka dyshime se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme: "Tani nuk mendoj për të ardhmen time. Jam plotësisht i fokusuar te kombëtarja. Kam kontratë me një ekip, do të paraqitem në grumbullim dhe më pas do të marr një vendim”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI