Flash

Video/ Autogoli i Yarmolenkos dënon Ukrainën: në Katar shkon Uellsi

Lapsi.al 5 June 2022
Video/ Autogoli i Yarmolenkos dënon Ukrainën: në Katar shkon

Ëndrra e Ukrainës ndalet një hap larg Kupës së Botës. Të besuarit e Petrakov rrëzohen 1-0 në Cardiff dhe i thonë lamtumirë kualifikimit, në Katar shkon Uellsi që kthehet në fazën finale të një kompeticioni botëror për herë të parë që nga viti 1958. Autogoli i Yarmolenkos në një goditje dënimi të Bale, befasoi ekipin kombëtar të verdhebluve, më pas portieri Hennessey u kujdeset për të ndaluar Malinovskin dhe shokët e tij të skuadrës. Kështu, Uellsi futet në grupin B me Anglinë, Shtetet e Bashkuara dhe Iranin.

Ukraina e përfshirë në luftën me Rusinë pushtuese, besonte se mund tia dilte, pasi kaloi në gjysëmfinale Skocinë. Sytë e të gjithë vendit në fakt ishin të përqednruar në ndeshjen e Cardiff, ku vendosi një episod i pafat. Ukraina u përplas në murin e Uellsit dhe duhet t'i thotë lamtumirë ëndrrës për të arritur në Kupën e Botës 2022. Një kualifikim që do të kishte shumë kuptime, një sukses që do të kishte shkuar përtej sportit, por në fund është Uellsi që shkon në Katar, për herë të parë në finalet e një Botërori që nga viti 1958. Bale dhe shokët e tij të ekipit do të jenë në grupin B me Anglinë, Shtetet e Bashkuara dhe Iranin. Megjithatë duartrokitjet janë të gjitha për kombëtaren ukrainase, që doli me kokë shumë lart nga stadiumi i Cardiff.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI