Flash

Video/ Leximi i buzëve i Abraham trondit Romën: “Sezonin e ardhshëm do të bashkohem me ju”

Lapsi.al 5 June 2022
Video/ Leximi i buzëve i Abraham trondit Romën: “Sezonin e
Tammy Abraham ishte një nga protagonistet e mëdhenj të sezonit të Romës. Sulmuesi anglez, i ardhur nga Chelsea verën e kaluar për rreth 40 milionë euro, shënoi 27 gola në 52 ndeshje të luajtura në sezonin e tij të parë në Itali, duke rezultuar vendimtar edhe me 9 gola në triumfin e Tiranës në Ligën e Konferencës. Këto paraqitje i dhanë 25 vjecarit thirrjen e Southgate për ndeshjet e Ligës së Kombeve me Anglinë. E pikërisht nga grumbullimi anglez u zbulua një video në të cilën sulmuesi flet me një shokun e skuadrës në një mënyrë mjaft të paqartë, duke i thënë atij një frazë që mund të trembë tifozët verdhekuq. I rikthyer në kombëtare pas gati 3 vitesh mungesë, Abraham dëshiron me çdo kusht të bindë trajnerin e tij Gareth Southgate që ta marrë në kampionatin e ardhshëm botëror në Katar. Sulmuesi i Romës është rikthyer nga një sezon mjaft pozitiv, në të cilin ndër të tjera është bërë edhe lojtari anglez që ka shënuar më shumë gola në Serie A me 17 realizime. Por nga grumbullimi i Tre Luanëve, në rrjetet sociale është shfaqur një video në të cilën 25-vjeçari, duke folur me Alexander-Arnold, i thotë: "Përshëndetje Trent, sezonin e ardhshëm do të bashkohem me ju djema!" , duke lënë të kuptohet se ai do të jetë shok skuadre me të te Liverpool. Fraza, e shoqëruar nga një buzëqeshje që duket se e bënte të qartë se ishte vetëm një shaka, gjithsesi ka bërë të tensionohen të gjithë te Roma e të entuziazmohen tifozët e Reds, të cilët në rrjetet sociale kanë filluar të sponsorizojnë ardhjen e Abraham në Anfield: “Ta marrim! I gjatë, teknikë e mirë dhe finalizues i shkëlqyer”, ka shkruar një fans; një tjetër shtoi: “Kemi gjetur sulmuesin tonë”; një i tretë ra dakord: “Çfarë goditjeje do të ishte! Do të na argëtonte”. Në të kaluarën, qendërsulmuesi i Romës ka qenë i lidhur me një transferim te Liverpool, para se të zgjidhte verdhekuqtë. E pas sezonit të shkëlqyer që sapo ka përfunduar, është shumë e vështirë të mendosh se Mourinho mund ta privojë veten nga një sulmues i tillë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI