Flash

Video/ Ronaldo udhëheq Portugalinë, Spanjë shpëton mirë në Pragë: Kosova i dorëzohet Greqisë

Lapsi.al 5 June 2022
Video/ Ronaldo udhëheq Portugalinë, Spanjë shpëton mirë

Portugalia bën ç'të dojë në shtëpi ndaj Zvicrës, e mposhtur 4-0, e gjen fitoren e parë në këtë edicion të Nations League. Protagonist Cristiano Ronaldo, autor i një dygolëshi pas rezultati u zhbllokua në minutën e 15-të nga William Carvalho: CR7 shënoi në minutën e 35-të dhe 39-të. Pokeri i João Cancelos erdhi në minutën e 68-të. Spanja barazoi 2-2 në Republikën Çeke: dy herë në avantazh me Pesek (4') dhe Kuchta (66'), cekët u arritën nga Gavi e Martinez. Norvegjia mundi 2-1 Suedinë me dy golat e Haaland, ndërsa Kosova mposhtet në Prishtinë nga Greqia.

LIGA A

Një Zvicër e pozicionuar plotësisht keq në fushë është mposhtur 4-0 nga Portugalia në Lisbonë. Miqtë që u dukën se kaluan në avantazh pas 5 minutash: në zhvillimin e një goditjeje këndi të Shaqirit, një kaos në zonë u shfrytëzua nga Seferovic. Gjithçka, megjithatë, ishte e kotë: arbitri shqyrtoi imazhet në Var dhe anuloi golin për shkak të një topi të prekur me dorë nga Schar. Kështu, rezultatin e zhbllokuan kampionët e Europës në 2016 në minutën e 15-të: goditja e lirë e Cristiano Ronaldos, përfundoi te William Carvalho që shënoi avantazhin 1-0. Reagimi i zviceranëve ishte i gjithi në një goditje të Shaqirit, por gjërat u thjeshtuan për kombëtaren e drejtuar nga Fernando Santos në minutën e 35-të: Diogo Jota shërbeu për CR7, i cili nuk gaboi në qendër të zonës. Pas shtyllës së goditur me kokë nga Pepe, fenomeni i United shënoi një dygolësh duke realizuar në minutën e 39'. Ronaldo humbet tregolëshin personal në dy raste. Megjithatë, dalja e keqe e portierit zviceran i dha mundësinë e pokerit João Cancelo në minutën e 68-të.

Republika Çeke i shkoi afër fitores së dytë në dy ndeshje në këtë hapje të Ligës së Kombeve, por është arritur në 2-2 nga Spanja, pasi mposhti në debutim 2-1 Zvicrën. Fillim i shkëlqyeshëm për vendësit, menjëherë përpara në rezultat në minutën e 4' falë goditjes fituese të Pesek me portën e zbrazët në krosimin e Kuchtës nga e djathta. Iberikët morën frymë në fund të pjesës së parë me të majtën në këndin e largët të Gavit që barazoi rezultatin. Megjithatë, çekët gjetën avantazhin e dytë në minutën e 66-të, kur Kuchta befasoi Unai Simon me një parabolë delikate. Barazimi përfundimtar kishte firmën e Inigo Martinez në 90', në goditjen me kokë në harkimin e Asensios. Republika Çeke është me pikë të barabarta (4) me Portugalinë që kryeson grupin 2 të Ligës A.

LIGA B

Dy ndeshje të luajtura në grupin 4 të Ligës B. Derbi skandinav në Solna (në veri të Stokholmit) mes Suedisë dhe Norvegjisë pa këtë të fundit të fitojë 2-1: penalltia e Haaland zhbllokoi situatën në favor të miqve, pas së cilës sulmuesi i Manchester City dyfishoi në minutën e 69-të. Goli i Elangës në minutën e 92-të ishte i kotë. Në ndeshjen tjetër, ajo mes Serbisë dhe Sllovenisë, përfundoi 4-1: Stojanoviç (30') i përgjigjet Mitrovicit (24'), më pas Milinkoviç-Savic i kthen serbët në avantazh në minutën e 56-të para përfundimit të pokerit serb me Jovic ( 85' dhe Radonjiç (92').

LIGA C e LIGA D

Sa i përket Ligës C, në Grupin 2 ka ardhur një fitore 1-0 për Greqinë në Kosovë me Bakasetas (36'). Ndërkohë, ka përfunduar 0-0 mes Qipros dhe Irlandës së Veriut. Grupi 4 ka parë Gjeorgjinë të dominojë 5-2 në Bullgari, falë golit të Davitashvilit (4'), Zivzivadze (52'), Vakos (67'), autogolit të Hristov (31') dhe penalltisë së Kvaratskhelia (58') . Po në atë grup, është fiksuar suksesi i Maqedonisë së Veriut në Gjibraltar me golat e Bardhit (22') dhe Nikolovit (84'). Së fundi, në ndeshjen e vetme të ditës, e luajtur në Ligën D (grupi 2), Malta mposhti San Marinon 2-0 në shtëpi me golat e Busuttil (59') dhe Guillaumier (75').

League A: Group 2 UEFA Nations League

Czech Republic 2-2 Spain

Portugal 4-0 Switzerland

UEFA Nations League League B: Group 4

Serbia 4-1 Slovenia

Sweden 1-2 Norway

UEFA Nations League League C: Group 2

Cyprus 0-0 Northern Ireland

Kosovo 0-1 Greece

UEFA Nations League League C: Group 4

Gibraltar 0-2 North Macedonia

Bulgaria 2-5 Georgia

UEFA Nations League League D: Group 2

San Marino 0-2 Malta

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI