Flash

"Doja ta nxirrja topin jashtë, i dhashë asist për gol" Gjimshit nuk gjen ngushëllim, Seferit i prishet ëndërra

Lapsi.al 6 June 2022
"Doja ta nxirrja topin jashtë, i dhashë asist për gol"

"Për mua është rezultat i keq. Në pjesën e dytë bëmë shumë gabime, te goli gabova unë, i kërkoj falje skuadrës. Teknikisht duhet ta kisha hequr topin më mirë. E kishim mundësinë ta fitonim ndeshen. Ishin më agresivë, kemi shumë humbur duele, ata kishin më shumë vetëbesim në pjesën e dytë dhe krijuan më shumë". Berat Gjimshiti është vënë në bankën e të akuzuarve për atë gabim fatal në rastin e golit të barazimit të Islandës. Mbrojtësi i Atalantës këtë herë la në baltë skuadrën, duke i dhënë një asist Thorsteinsson, që vetë lojtari e shpjegon kështu: "E vështirë të thuash pse ndodhin gabime në mbrojte, unë gabova teknikisht, doja ta hiqja topin në anësore, e kapa keq me të brendshmen dhe ia dhashë si një asist, duhet të përmirësohemi, për të mos përsëritur gabimet". Gjimshiti nuk është aspak i kënaqur me ndeshjen e kuqezinjve, pavarësisht rezultatit më të mirë historik në Islandë: "Ne që kemi më shumë eksperiencë duhet të ndihmojmë të terët. Ishte e vështirë të ishim më agresiv. Çdo lojtar e ka brenda vetes, që duhet të japë më shumë. Ishim më ngadalë, ata ishin më agresiv - shpjegoi mbrojtësi, duke theksuar se dëshira ishte për fitore -. Ne kishim ardhur me në qëllim ta fitonim ndeshjen, kemi skuadër me cilësi dhe duhet të jemi të vetëdijshëm në atë që duhet të arrijmë. Do ia dalim, nëse nuk i bëjmë ato gabime”.

SEFERI: MENDOVA SE DO MERRNIM TRE PIKËT

“E bëra golin dhe mendova t’i marrim tre pikët. Edhe një pikë nuk është keq, sepse e dimë që Shqipëria nuk ka fituar kurrë këtu në Islandë. Tani duhet të mendojmë për Izraelin. Jam i lumtur që e bëra golin e parë për Shqipërinë". Taulant Seferi nuk arrin t'i gëzohet plotësisht golit të parë me fanellën kuqezi, për shkak të barazimit 1-1 në transfertën me Islandën. Pavarësisht golit, për sulmuesin nuk kishte shumë mundësi e kombinimi me Cikalleshin ishte inekzistent: "E kishim menduar që të mbanim hapësira. Në pjesën e dytë nuk bëmë ndeshjen që përgatitëm. Por fokusi duhet të jetë te Izraeli - tha sulmuesi i Tiranës -. E ndjeva që po më vinte topi dhe e futa në rrjetë. Nuk kisha shumë kontakt me topin. E kisha dhe atë shansin me kokë. Pjesën e dytë nuk e bëmë ndeshjen e mirë".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI